Vala e katër të cilën po jetojmë na bëri të kuptojmë se Covid-19 nuk kursen as fëmijët. Edhe pse ata përjetojnë simptoma të lehta, ata mund të zhvillojnë një ndërlikim të rrezikshëm ata të sindromës inflamatore multisistemike ose MIS-C. Është një sëmundje që nuk duhet nënvlerësuar, por nëse trajtohet në kohë, mund të mos lërë asnjë pasojë.
Është e vërtetë që në fazat e hershme Covid-19 dukej se prekte kryesisht të moshuarit dhe më të dobëtit, por me kalimin e kohës u kuptua se në realitet asnjë kategori nuk është imune. Kjo sepse edhe fëmijët priren të zhvillojnë simptoma më të lehta se të rriturit, por ndonjëherë mund të zhvillojnë forma serioze që kërkojnë shtrimin në spital. Për më tepër, tek fëmijët virusi SARS-CoV-2 mund të shkaktojë sindromën inflamatore të multisistemike, MIS-C, e cila mund të jetë veçanërisht agresive dhe kërkon kujdes intensiv.
Çfarë është MIS-C?
Kjo sëmundje, MIS-C shfaqet një muaj deri në një muaj e gjysmë pas Covid-19. Sakaq, mund të shkaktojë inflamacion në pjesë të ndryshme të trupit, si zemra, mushkëritë, veshkat dhe trakti gastrointestinal. Sipas studimeve, në 80-85% të fëmijëve shkakton një alterim të barkushes së majtë, dhomës së zemrës që çon gjakun në të gjithë trupin.
Çfarë i bën koronavirusi zemrës?
Fëmijët me MIS-C hasin një problematikë të rëndësishme të funksionit kardiak, aq sa 81% e tyre kanë probleme me tkurrjen e barkushes së majtë. Megjithatë, pas javës së parë të shtrimit në spital, situata përmirësohet. Si dhe brenda tre deri në katër muajve, fëmijët rikuperojnë plotësisht funksionin e zemrës.