“Nëse fiton PD-ja, do na rikthehet Çiljeta”, Julian Deda jep deklaratën e papritur

Aktori i humorit Julian Deda ka bërë premtimin epik elektoral ku ka thënë se nëse PD-ja fiton, do të rikthehet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

Julian Deda, i cili prej shumë kohësh është mbështetës i Partisë Demokratike, ka përcjellë batutat e radhës në emisionin Soiree. Ky ‘thumb’ ndaj këngëtares vjen pasi ajo më herët u shfaq krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Çiljeta ka qenë në Kavajë me Veliajn, dhe është shprehur se ndoshta shumë persona mund të jenë të habitur që e shohin atje, me të, por “Lali Eri i ka fituar zemrën”. Këngëtarja prej vitesh ka qenë pjesë e PD-së, ku ka përkrahur ish-kryeministrin Sali Berisha. Vite më parë ajo ka shprehur simpatinë e saj për Berishën, dhe këndonte në fushatat zgjedhore të PD-së. Por kohët e fundit i është bashkuar PS-së, me arsyen se është zhgënjyer nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakisë do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai, ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, u shpreh Julian Deda.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *