Pep Guardiola ka paralajmëruar lojtarët e tij të Manchester Cityt se nuk mund të përballojë të humbi pikë kundër Leicesterit nëse duan të kapin rivalët për titull, Arsenal.
“I vetmi ndikim që unë besoj është fakti se të gjithë e dinë se nëse humbasim ka mbaruar. Është mënyra më e mirë për të konkurruar.” tha Guardiola në një konferencë për shtyp. Realiteti është se ne jemi gjashtë pikë prapa pa garanci.
Arsenali nuk ka garanci. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona, ky është realiteti, në fund të ndeshjeve do të shohim realitetin”.
City mund ta fitojë ligën nëse fiton nëntë ndeshjet e mbetura dhe Guardiola theksoi se ata kanë pak diferencë për gabime pasi Arsenali ka vetëm ligën për t’u fokusuar, ndërsa skuadra e tij po përpiqet për një tripletë, FA Cup dhe Champions League.
“Të gjithë e dinë nëse humbim ato ndeshje, nuk do ta fitojmë titullin, prandaj synimet tona janë më të larta. Kështu është edhe nesër, nëse humbim ndeshjen nuk do të jemi kampionë”, shtoi Guardiola. “Nëse fitojmë, kemi shpresë për vazhdimësi, sepse nuk mund të harrojmë se jemi gjashtë pikë prapa Arsenalit, një ekip i cili ka rënë pak pikë gjatë sezonit dhe luan një ndeshje në javë me shumë kohë për t’u rikuperuar, analizuar. Do të jetë e vështirë të fitojmë dhe heqim pikë, prandaj duhet të jemi sa më sfidues”.