Nëse jeni një nënë e re që sapo keni lindur, duhet të lexoni patjetër mesazhin e Arbana Osmanit

Në një kohë kur Instagrami çdo ditë e më shumë na sjellë në vëmendje vetëm persona që duken perfekt, gati-gati aspak qenie njerëzore, Arbana Osmani ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Nëse jeni një nënë që sapo keni lindur duhet të lexoni patjetër këtë mesazh të Arbana Osmanit, sa i përket formave trupore.

“1 Nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje nuk më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël ( e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shuumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht ndalova. Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj por brenda vetes jam shumë më mirë. Take your time to heal everyone”, është shprehur Arbana.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *