Nëse kishit nevojë për më shumë arsye për të dashur qentë, zbuloni tani se çfarë mund të bëjnë

Siç e dini qentë e “përjetojnë” botën e tyre përmes nuhatjes dhe aftësitë e tyre pëdoren prej shumë kohësh për të zbuluar drogat, eksplozivët dhe sëmundjet duke përfshirë disa lloje kanceri, diabetin dhe madje së fundmi edhe Covid-19. Ndërkohë, shkencëtarët kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin stresin në frymëmarrje dhe djersën tonë.

Studimi i Universitetit të ‘Belfast’, i botuar në revistën “Plos one” tregon se si 4 qen (shtëpiakë) të ofruar vullnetarisht nga pronarët e tyre u vendosën për të “zgjedhur” një nga tre kutitë e aromës që ju ofruan. Këto kuti dolën nga 36 persona (vullnetarë), të cilët raportuan nivelet e tyre të stresit para dhe pas përfundimit të një problemi të vështirë matematikor. Provëzat përmbanin një kampion të djersës ose frymëmarrjes së tyre para dhe pas përfundimit të problemit.

Në më shumë se 650 nga 700 prova, qentë identifikuan me sukses një mostër të djersës ose frymëmarrjes që ishte marrë nga një person i stresuar. Pra ata në shumicën dërrmuese të kohës mund ta dallonin mjaft qartë kur një person ishte i stresuar.

Studimi, përveçse një arsye më shumē për t’i dashur qentë dhe aftësitë e tyre që tashmë mund të na ndihmojnë të kuptojmë kur ne apo dikush i afërt është në stres.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *