Nëse konsumoni këto ushqime, thjesht mbajeni gojën mbyllur! Ja si ta eliminoni aromën e keqe

Shpesh aroma e keqe e gojës tuaj por edhe e trupit është faktor që ju dikton suksesin në jetë, apo dhe ju privon nga shumë gjëra. Por jo të gjithë janë të kujdesshëm për ta kuptuar, se kur dhe se si trupi i tyre apo goja, mbajnë aromë të pakëndshme. Kjo nuk ka lidhje shumë me higjienën tuaj personale, se sa me ushqimet që ju konsumoni zakonisht dhe që nuk u kushtoni vëmendjen e duhur.

Por të kesh erë të keqe të trupit ose gojës, mund të jetë edhe e turpshme. Aroma jonë diktohet kryesisht nga gjenetika, ajo gjithashtu mund të shkaktohet ose të amplifikohet nga ushqimi që konsumojmë.

Po cilat ushqime nga ndihmojnë?

Përbërësit e kosit ulin sasinë e sulfateve që shkaktojnë erë të keqe. Gjithashtu, vitamina D, e pranishme në kos ndihmon në luftimin e baktereve të pranishme në gojë, duke ulur kështu erën e keqe të gojës.

Çaji bimor është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve. Sa më pak toksina të ketë trupi, aq më aromë të mirë.

Kafeja ose ndonjë pije me kafeinë nga ana tjetër mund të shkaktojë erë të athët të trupit.

Për shkak të vetive natyrale, mollët ndihmojnë kundër erës së keqe të gojës.

Lulelakra nga ana tjetër përmban kolinë, një lëndë ushqyese e ngjashme me vitaminën B, e cila mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Zëvendësojini dhe shihni ndryshimin e vërtetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *