Së fundmi, Mikela e “Për’Puthen” ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Ajo ka folur për jetën e saj si dhe për marrëdhënien me Erionin. Jo vetëm kaq por ajo tha se një vajzë e kompletuar është ajo që ka punën e saj dhe nuk varet nga askush.
“Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ja plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”.
Më tej, ajo tregoi se më përpara ndikohej shumë nga shoqëria por tashmë jo më.
Në fillim influencohesha shumë si nga shoqëria ashtu dhe nga publiku por tani fare, kam krijuar imunitet. Jam paragjykuar kur kam hyrë në “Për’puthen” sepse bëra publike lidhjen time të mëparshme dhe thash që edhe pse jam ndarë nga ish-i unë ende i përgjigjem telefonatave të tij. Për këtë u gjykova dhe mora shumë komente negative.
Por si është Mikela në një lidhje dashurie?
Nëse nuk jam 100% e dashuruar t’i fus këmbë e duar në një këpucë dhe ndërkohë nëse jam, jam totalisht ndryshe. Jam e dashur dhe e kuptueshme. Pak a shumë publiku më ka parë. Për momentin t’i fus këmbët në një këpucë.