Kur jemi të përfshira në një lidhje, ndoshta nga dashuria apo thjesht nga tërheqja që kemi për personin tjetër, nuk i vëmë re disa detaje që në fakt janë përcaktuese. Edhe pse të parëndësishme në dukje, jo pak herë kërkesat e partnerit na kanë bërë të ndihemi keq por për një arsye apo një tjetër gënjejmë veten dhe e justifikojmë, por në fakt, janë disa kërkesa të cilat tregojnë shumë për të në lidhje me ju.
“Ndrysho pamjen”
Është e natyrshme që doni të dukeni tërheqëse për partnerin tuaj dhe të bëni më të mirën për të, por nëse ai pretendon diçka që nuk është në dorën tuaj, Kujdes! Ai, dashur pa dashur thjesht po iu bën presion dhe s’duhet ta lejoni këtë. Supozohet që ai duhet t’ju dojë siç jeni, jo të përpiqet të shtojë komplekset tek ju. Bëjani këtë të qartë vetes në fillim dhe pastaj sigurisht atij.
Egoist në shtrat
Kur rritesh, ti e di shumë mirë se çfarë të pëlqen në shtrat dhe çfarë jo. Por dëshirat tuaja duhet të jenë në harmoni me dëshirat e tij. Nëse ai çdo herë tregohet egoist në shtrat dhe bën gjithçka përveçse asaj që ju doni ose abuzon me ju duke bërë gjëra që jo vetëm s’ju pëlqejnë por dhe ju lëndojnë, jepini duart. Është thjesht një fëmijë i papjekur që s’bën për ju.
Të kufizon nga shoqëria dhe familja jote
Nëse ai në çdo rast gjen diçka që s’i pëlqen tek shoqet e tua dhe përpiqet me çdo kusht t’ju distancojë prej tyre kjo nuk është një shenjë e mirë. Nëse vendosni të jetoni të nënshtruara nga të tilla dëshira, shumë shpejt do ta gjeni veten të vemtuar dhe s’ka asgjë që mund të bëhet për ta ndryshuar këtë. Kurrsesi nuk duhet ta lejoni t’ju ndajë nga miqtë apo të ndikojë në marrëdhëniet ndërpersonale. Kjo nuk është xhelozi, kështu që bëni mirë t’i sqaroni këtë që në takimin e parë.