Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, PD dhe PS nisin përgatitjet! Bëhen gati sheshet

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, dy forcat politike më të mëdha në vend kanë nisur përgatitjet.

Partia Demokratike do të jetë ajo që do e nis përpara fushatën elektorale në orën 17:30 nga sheshi “Nënë Tereza”. Më pas me vetëm 30 minuta diferencë do të jetë Partia Socialiste nga sheshi “Skënderbej”. Në këto dy sheshe ka nisur që të instalohet podiumi, fonia e ndërsa ajo që është e sigurt është se do të mungojnë simpatizantët e partive që në zgjedhjet e kaluara mbushnin sheshet.

Kjo për shkak të rrezikut të pandemisë, por edhe sepse me ligj është e ndaluar që të grumbullohen më shumë se 10 persona në një ambient. Nesër do të nis zyrtarisht fushata zgjedhore, fiks një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *