Nesër hapen shkollat, Kushi apel mësuesve: Vaksinohuni!

Një ditë para nisjes së mësimit plotësues, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kryer vizita inspektimi në shkolla të ndryshme të Tiranës për të parë nga afër masat e ndërmarra në prag të nisjes së mësimit plotësues më datë 1 shtator.

Gjatë vizitave në shkolla, Kushi ka përsëritur apelin ndaj të gjithë arsimtarëve të pavaksinuar deri më tani, për t’iu bashkuar fushatës së vaksinimit, në mënyrë që të shkollat të kalojnë një vit sa më të mbarë dhe të sigurt shkollor.

Kushi është shprehur e kënaqur që pjesa më e madhe e mësuesve në të gjithë Shqipërinë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat, gjë që siguron qetësi dhe siguri në rifillimin e mësimit në kushte normale.

Kushi tha se pjesa më e madhe e mësuesve në të gjithë vendin janë vaksinuar, ndërsa ndau një statistikë të të prekurve me COVID që marrin trajtim spitalor. Kushi nënvizoi se 95% e atyre që janë në gjendje të rëndë janë të pavaksinuar.

Deri tani janë inspektuar disa nga shkollat më të mëdha, ndërkohë që edhe në vijim këto inspektime do të vazhdojnë për të parë nga afër ambientet shkollore, kushtet higjieno-sanitare, si dhe masat e nevojshme për mbrojtjen nga virusi Covid-19.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *