Nesër i ‘zë vendin’ Metës, Presidenti i zgjedhur betohet në Kuvend

Presidenti i zgjedhur, Barjam Begaj do të betohet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë përpara se të marrë postin. Mësohet se seanca do të mbahet rreth orës 18:00, ku si rend dite do të ketë vetëm këtë ceremoninë. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj. Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skëndërbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë në 4 qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *