TIRANË– Nesër arrin avioni i parë me afganë që do të strehohen në Shqipëri, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.
Nuk dihet ende numri i afganëve që pritet të mbërrijnë ditën e nesërme në Rinas, por ata do të akomodohen në 3 godina të Qytetit Studenti.
Strukturat shtetërore janë në gatishmëri për të pritur nesër avionin e parë me emigrantët afganë dhe në krye të këtij operacioni mësohet se është vendosur ministrja Olta Xhaçka.
Të paktën 2,000 afganë do strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit të tyre do të mbulohen nga NATO.
/Priza.al/