Nesër mbledhja e dy qeverive shqiptare, Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të dielë në një fabrikë mielli në Kosovë.

Sakaq pohoi se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen plotësisht duke filluar me ato bujqësore.

“Ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë do vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, tha ndër të tjera ai.

Rama: Ne kemi bërë një plan dhe do ta vëmë tani në lëvizje, do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë do vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Kosovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *