Këshilli për Imunitetin do të mblidhet ditën e nesërme për të vendosur mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në mbledhje do të shqyrtohet mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Opozita e akuzon ministren Xhaçka se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.
Njoftimi i plotë:
Nesër, ditën e premte, datë 01.07.2022, ora 12:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëherësh Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:
Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
(Urdhër nr. 59, datë 30.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).
Mbledhja do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë gjithë kohës.