Shtatë anëtarë të kryesisë së PD-së kanë kërkuar mbledhje të këtij organi në orën 17:00 të ditës së nesërme. Siç theksohet në deklaratën e publikuar, çështja kryesore e kësaj mbledhje pritet të jetë miratimi i rregullores për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Nesër pritet plotësimi i grupeve të punës për listat e anëtarësisë si dhe plotësimi Komisionit Zgjedhor qëdo të merret me mbarëvajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri që pritet të mbahen në 29 korrik.
Rendi i mbledhjes:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;
Anëtarët Kërkues:
● Taulant Zeneli
● Endri Hasa
● Gazmend Koduzi
● Taulanda Jupi
● Kreshnik Çollaku
● Xhemal Gjunkshi
● Gentian Gaba