Sipas deklaratës të publikuar nga agjencia Tanjug, Vuçiç, Rama dhe Dimitar Kovaçevski janë të vetëdijshëm se temat për të cilat do të diskutohen në samit nuk do të jenë të lehta, por se pjesëmarrja e tyre do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin e tyre në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve të Ballkanit të Hapur vendosën të shkojnë nesër në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, tha shërbimi i marrëdhënieve me median e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Thuhet se në bisedën e sotme mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të Bashkimit Evropian.