Ditën e nesërme duke nisur nga ora 08:00 do të fillojnë punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet, për pasojë do të devijohet trafiku.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paraqitur hartën se si do të duhet që të lëvizin drejtuesit e mjeteve, e ndërsa njofton se e gjitha kjo situatë do të zgjasë për 1 javë.
“Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje. Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem. Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit. Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele”, thuhet në njoftim.
Një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e mjeteve. Duke nisur nga ora 14:00, segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.