Sot pasdite (e enjte, dt. 11) dhe nesër (e premte, dt. 12) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës priten reshje deri lokalisht të dobëta. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 14 °C
në vendet e ulëta: 2 / 15 °C
në vendet malore: -2 / 9 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt. 11) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në veri dhe bregdet të vendit, ndërsa nesër (e premte, dt. 12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.