Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbështetur pedagogët dhe studentët në lidhje me protestën e paralajmëruar ditën e nesërme.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha u ka bërë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve.
“Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve!
Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave.
Të gjithë në protestë”, shkruan Berisha.