Nesër protestë në selinë e PD/ Reagon ambasada amerikane, ja mesazhi që ka për…

Ambasada amerikane ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën që do të organizohet nesër në selinë e PD-së.

Me anë të një njoftimi ambasada i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin tubimet dhe sipas saj saj, pavarësisht se është lajmëruar për tubim paqësor, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Njoftimi i Ambasadës:

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet që duhet të bëni:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të informuar për vendin ku ndodheni.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *