Ditën e nesërme, 1 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë, ai i anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha.
Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Çdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit së bashku me dokumentin e identifikimit.
Risi këtë vit është dhe monitorimi i studentëve nga kamerat gjatë provimit e cila ka si qëllim të vëzhgojë dhe dokumentojë të gjithë procesin e provimit.