Në fillim të sezonit turistik, kryeministri Edi Rama duket se nuk do të tolerojë asnjeri që e ka kundërshtuar haptazi. Me prishjen e objekteve jo vetëm që dëmtohen pronarët, por dëmtohet rëndë edhe turizmi.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Njoftohet se operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë.
Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-armë dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj është shprehur se nuk do të ketë asnjë tolerim në rastet ku është shkelur ligji.
“Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit.”
Ky aksion i policisë vjen pak ditë pasi kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë ndërtuesit të paligjshëm në bregdet të mos prekin hapësirat pa leje, pasi në të kundët do të merren masa ndaj tyre. Ai tha se ndërtimet duhet të prishen nga vetë ndërtuesit para ditës së hënë, pasi nga java tjetër, do të nisë aksioni për prishjen e tyre.
/Priza.al/