Moderatorja e njohur Nevina Shtylla ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj personale. Por së fundmi ajo ka zbuluar detaje nga jeta e saj sentimentale duke treguar se ka marrë propozimin për martesë. Moderatorja u shpreh se ishte i organizuar mjaft mirë por nuk mban mend detaje se kishte shumë emocione.
Megjithatë dasma e saj nuk do të jetë si ato që jemi mësuar të shohim nga figurat e ekranit pasi dëshiron diçka private dhe të vogël.
“Kam patur një propozim për martesë të cilit i kam thënë po. Unë nuk e di nëse do bëj dasmë apo jo. Unë isha shumë e përfshirë në emocione ditën e propozimit dhe nuk e kujtoj mirë. Ishte shumë e bukur. Nuk kam qarë në atë moment por isha shumë e prekur. Kanë qenë fjalë zemre ato që më ka thënë. Më kanë prekur shumë. Është kujdesur që të ishte ashtu siç unë e doja. Nuk mendoj se do bëj një dasmë gjigande. Do jem në rrethin tim shoqëror. Dasma do jetë në Shqipëri”, tha Nevina Shtylla.