“New York Times” publikon listën me 52 vendet që duhen vizituar, mes tyre edhe lumi Vjosa

Po kërkoni të udhëtoni diku këtë vit, por ende nuk e keni vendosur se ku?

Epo ekspertët e prestigjiozes “New York Times” kanë menduar për ju duke publikuar listën vjetore me 52 vende që ia vlejnë të vizitohen. Edicioni i këtij viti fokusohet në pyetjen konkrete se pse udhëtojmë: për ushqimin, kulturën, aventurën dhe bukuritë natyrore.

Si të tilla, vendet që ata kanë zgjedhur synojnë të ofrojnë disa ose të gjithë ata elementë plus shumë më tepër. Mes këtyre vendeve që i plotëson edhe të ashtuquajtura kritere është edhe Lumi i Vjosës.

Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën, ekosistemet e panumërta dhe luginat e mbushura me komunitete të lashta, qeveria shqiptare nënshkroi një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Vjosës.

Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje.

Për udhëtarët në shtigje si rruga e re e çiklizmit të UNESCO-s në Shqipëri mbrojtja e Vjosës dhe sistemit të saj lumor, me mbi 1 mijë lloje kafshësh, inkurajon zbulimin e vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për kafe dhe raki.

Më poshtë renditja e 52 vendeve për t’u vizituar.

Londër, Mbretëria e Bashkuar

Morioka, Japoni

Monument Valley Navajo Park Tribal, Arizona

Kilmartin Glen, Skoci

Auckland, Zelanda e Re

Palm Springs, Kaliforni

Ishulli Kangur, Australi

Lumi Vjosa, Shqipëri

Akra, Gana

Tromsø, Norvegji

Parku Kombëtar Lençóis Maranhenses, Brazil

Butani

Kerala, Indi

Greenville, Karolina e Jugut

Tucson, Arizona

Martinikë

Shkretëtira Namib, Afrika Jugore

Hekurudha e Alaskës

Fukuoka, Japoni

Flores, Indonezi

Guadalajara, Meksikë

Tassili n’Ajjer, Algjeri

Kakheti, Gjeorgji

Nimes, Francë

Ha Giang, Vietnam

Salalah, Oman

Kuba

Odense, Danimarkë

Parku Kombëtar Uluru-Kata Tjuta, Australi

Boquete, Panama

Tarragona, Spanjë

Charleston, Karolina e Jugut

Cayos Cochinos, Honduras

Shtegu i Birrës Burgundy, Francë

Stamboll, Turqi

Taipei, Tajvan

El Poblado, Medellín, Kolumbi

Lozanë, Zvicër

Methana, Greqi

Louisville, Kentaki

Manaus, Brazil

Vilnius, Lituani

Macon, Gjeorgji

Madrid, Spanjë

Grand Junction, Kolorado

La Guajira, Kolumbi

Bergamo dhe Brescia, Itali

Montana

Qytetet Lindore, Quebec

New Haven, Connectica

The Black Hills, Dakota e Jugut

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *