Neymar “i pafat”, humbet sfidën me Bayern pas dëmtimit

Braziliani Neymar pësoi një goditje të rëndë në ndeshjen e parisienëve të PSG-së kundër Lille dhe pësoi një çarje të pjesshme të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.

Sipas “Parisien” Neymar do të jetë jashtë fushës për rreth 3-4 javë, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e kthimit me Bayernin për Champions League.

Braziliani u largua me barelë nga ndeshja e djeshme dhe doli me lot në sy, teksa përjetonte dhimbjet e dëmtimit. Bashkëlojtarët i kanë uruar shërim të shpejtë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *