Sulmuesi i Paris Saint-Germain Neymar ka bërë të ditur se ai dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Ylli brazilian, i cili ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që nga mesi i shkurtit, njoftoi në një postim të përbashkët në Instagram me Biancardi se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Neymar tashmë ka një djalë 11-vjeçar me ish të dashurën e tij Carolina Dantas.
Çifti e bëri njoftimin krahas pesë fotove që festojnë ardhjen e tyre të afërt, krahas fjalëve: “Ne ëndërrojmë për jetën tënde“ Do të mbërrish në një familje të bukur, me vëllanë, gjyshërit, xhaxhallarët dhe hallat që të do shumë që tani!
Postimi mori reagime nga bashkëlojtarët Vinicius Junior, Richarlison dhe Marco Verratti, si dhe gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo.