Fitorja e brazilianëve ndaj kombëtares së Serbisë la shije të hidhur te trajneri Tite dhe një numër i madh i tifozëve, para së gjithash për shkak të lëndimit të Neymar.
Lojtari më i mirë ka marrë goditje të rënda gjatë gjithë ndeshjes dhe një duel ka qenë fatal për kyçin e këmbës, pas së cilës është dashur të largohet nga loja.
Dy ditë pas ndeshjes me Serbinë, Neymar ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të këmbës, e cila është ende shumë e fryrë, që do të thotë se ai definitivisht nuk do të jetë aty kundër Zvicrës.
Pyetja e madhe është se kur do të rikthehet në fushë futbollisti i Paris Saint-Germain, por duket se do të ketë nevojë për të paktën dhjetë ditë pushim.