Neymar poston mesazhe private me lojtarët brazilianë, pa lejen e tyre: Është e tmerrshme, më bën të qaj…

Neymar ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram pamjet e bisedave private në rrjet mes bashkëlojtarëve të kombëtares së Brazilit, pas humbjes ndaj Kroacisë në çerekfinale të Botërorit të Katarit. Më konkretisht, ylli i PSG-së ekspozoi mesazhet e shkëmbyera me Thiago Silva, Marquinhos dhe Rodrygo Goes.

“Vendosa t’i ekspozoj pa lejen e tyre mesazhet për të parë se sa shumë donim të fitonim dhe sa të bashkuar ishim. Këto ishin disa nga mesazhet e shumta që shkëmbeva me grupin. Ndihem shumë i trishtuar, por duhet të jemi më të fortë për të vazhduar përpara.

Jam i sigurt se me mbështetjen e të gjithë fansave do të kthehemi më të fortë. Jam brazilian me shumë krenari, me shumë dashuri”, – ka shkruar Neymar në “stories” e tij në Instagram, pak para se të postonte mesazhet nga Thiago Silva, Marquinhos dhe Rodrygo.

“Një penallti nuk do të ndryshojë atë që unë mendoj për ty”, – i shkruan Neymar bashkëlojtarit Marquinhos, i cili së bashku me Rodrygo ishin dy brazilianët që dështuan te penalltitë kundër Kroacisë.

“Unë me të vërtetë doja që gjithçka të shkonte mirë. Duhet të jemi të fortë, t’i japim kohë vetes dhe të shohim se çfarë ka rezervuar futbolli për ne”, – u përgjigj Marquinhos. Në bisedën e tij me Thiago Silva, sulmuesi i PSG-së i thotë atij: “Unë me të vërtetë doja t’jua jepja këtë Kupë”.

Përgjigja e Thiago Silvës ishte e prerë dhe e sinqertë: “Vëlla, është më e tmerrshme nga sa e imagjinoja, vërtet. Nuk mund ta duroj. Nuk mund ta besoj se humbëm. Nuk mund ta besoj. Sa herë e kujtoj më bën të qaj”.

Neymar gjithashtu u përpoq t’i ngrinte moralin Rodrygos për penalltinë e humbur dhe kërkim-faljen për gabimin e tij: “Më falni… Jo, a je i çmendur? Vetëm ata që godasin penalltitë i humbasin. Ti pate guximin, por fati nuk ishte me ne”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *