Neymar ishte një nga figurat që reagoi ndaj rënies së paprecedentë të Santos. Sulmuesi i Al Hilal tregoi se po e shikonte ndeshjen ndaj Fortalezës (1-2) dhe në fund la një mesazh inkurajimi.
“Shenjtorët gjithmonë shenjtorë. Le të buzëqeshim përsëri”,- ka shkruar ai, I dëshpëruar për rënien në Serie B.
Neymar përfundoi të gjithë stërvitjen e tij në Santos, pasi u largua në vitin 2013, në moshën 21-vjeçare, për te Barcelona. Aktualisht ai po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gjurin e majtë.