Futbollisti i njohur Neymar është jashtë fushës për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi. Ylli 31-vjeçar po i nënshtrohet rehabilitimit pas operacionit në kyçin e këmbës. Ndërkaq, së fundmi superylli brazilian ka dhënë lajmin se do të bëhet baba për herë të dytë. Sulmuesi dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije.
Këtë e ka zbuluar vet çifti përmes një postimi në Instagram. Dyshja ndanë me ndjekësit disa foto duke zbuluar barkun e rrumbullakosur të Bruna-s. Në statusin e postimit shkruhej:
Ne po ëndërrojmë për ty. Kur të vish, jeta jonë do të jetë e plotë. Ti do ta bësh jetën tonë më të gëzuar. Po vjen në një familje shumë të bukur, ku të gjithë vëllai, gjyshërit, daja tashmë kanë filluar të të duan. Eja shpejt, ne po të presim.
Rikujtojmë, se Neymar u bë baba për herë të parë në vitin 2011 në moshën 19-vjeçare. Djali i tij quhet David Luca dhe erdhi në jetë nga lidhja e Neymar me ish-të dashurën e tij Carolina Dantas. David ka lindur në fillim të karrierës së Neymar, në gusht 2010.