Në vendin tonë përdoren rreth 10 mijë ashensorë , teksa janë regjistruar vetëm 1200 prej tyre. Drejtori i mbikëqyerjes së ashensorëve, Julian Llupo thotë se duhet të ketë kontrolle një herë në vit për ato në pallate dhe 6 muaj për ashensorët në ambiente pune, spitale apo hotele, por që në terren nuk ndodh një gjë e tillë.
“ISHMT dhe sektori përkatës që merret me inspektimet, ka një periudhë rreth 3 vjet, janë kryer rreth 2000 inspektime në të gjithë vendin, por me një staf që është llogaritur për të trajtuar problematike në standaste shumë të vogla, 1200 ashensorë janë regjistruar, për këta ka informacione për instaluesin dhe mirëmbajtësin. pjesa tjetër mbetet e pacertifikuar nga një trup sic e kërkon ligji. Në kryejnë inspektime me bazë riskun, llogariten rreth 10 mijë ashensor, inspektimi është masiv. Sa i përket ashensorëve që janë në ambiente punë kanë qenë fokusi kryesor, se risku është më i lartë dhe po shkohet drejt një registrimi, ndërsa te ato me ambiente të përbashkëta, zgjedhje e administratorëve të pallateve dhe në ndjekjen masive të kësaj problematike ndërsa në bashkitë e tjera ky proces nuk funksionin, e kemi të vështirë që të gjejmë një person përgjegjës për mirëmbajtjes, certifikimin dhe mirëmbajtjen.
Vlora, Fieri s’kanë administrator. Është një fenomen masiv dhe duhet të ketë zgjedhje patjetër. Inspektoriati e ka të pamundur nga logjistika, se nuk mund të kryejmë 10 mijë apo 20 mijë procedura, nuk është krijuar sistemi i tillë, por nëpërmjet administrimit të administratorëve, ai kërkon mirëmbajtje një herë në vit, dhe atëherë kur nga banorët shohin se kanë diçka që nuk shkon drejtohen te ISHMT. 1 herë në vit në ambiente të përbashkëta, dhe 6 muaj për pallate, hotele, ambiente pune“, është shprehur Llupo.
Duke u ndalur në gjuhën e shifrave, për të mirëmbajtur një ashensor ka një kosto deri në 10 mijë lekë që duhen paguar nga ana e vetë qytetarëve. Llupo ka treguar edhe se si një qytetarë mund ta disponojë si informacion nëse ashensori i pallatit ku ai banon është i regjistruar dhe i certifikuar apo jo.
Gjithashtu, ai ka sqaruar se në rast se një qytetar sheh që ashensori në pallatin e tij ka një anormali, atëherë duhet të njoftojnë administratorin, dhe është ky i fundit që njofton ISHMT-në. Megjithatë, situata është e tillë ku në shumë pallate nuk ka një administrator për shkaqe të ndryshme.
“50-100 mijë lekë të vjetra në vit për ato periodike, ndërsa për certifikimin fillestar është shumë herë më i madh. Certifikatat janë raporte zyrtare që i lihen administratorit të pallatit, të plota dhe me konkluzione i lihen administratorit dhe çdo banorë mund ta kërkoj këtë informacion, të marrë certifikatën“, tha Llupo për ReportTv.