Nga Afrika, Kejvina zgjedh mënyrën e veçantë për të treguar mbështetjen ndaj Luizit

Kejvina Kthella u eliminua nga formati “Big Brother VIP Albania”, pasi gjuajti me shuplakë këngëtarin Luizi Ejlli. Pas daljes ajo u “zhduk” nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë. Disa javë më pas, ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, duke kërkuar falje. Kthella tregoi se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.

Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë. Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”. E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një luan ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e kësaj kafshe.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *