Nga Berati në Greqi me heroinë, ku e kishte fshehur 38-vjeçarja nga Fieri drogën. Ra në sy pasi…(Detajet)

 Detaje të reja kanë dalë nga tentativa e dështuar e 38-vjeçares në Kakavijë, e cila tentoi të kalonte një ssasi droge për në drejtim të Greqisë.

 

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për 38-vjeçaren Elvira Varfi, nga Fieri. Mësohet gjithashtu, se e reja e kishte fshehur sasinë e drogës në trup dhe e kishte mbështjellë nga jashtë me çorape. Policia ka dyshuar sepse gruaja lëvizte shpesh në drejtim të Athinës e më pas kanë vënë re lëvizje të dyshimta në pikën e kontrollit.

 

Kësisoj, autoritetet kanë vendosur të ushtrojnë kontroll në autobusin e linjës me të cilën po udhëtonte e reja dhe kanë gjetur sasinë e drogës, më konkretisht 4 kg e 160 gramë heroinë dhe 780 gramë kokainë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *