Nga borxhet te parcelat e kanabisit, pse u vra Ruzhdi Hoxha? Djali i viktimës: Babai im ka pas bërë një jetë shumë të shthurur

Policia e Tiranës vazhdon hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i pajetë i të cilit u gjet ditën e djeshme i mbuluar në zhavorr në Qafë Mollë të Dajtit. Efektivët po mundohem të zbulojnë arsyet e këtij krimi dhe të qartësojnë rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po ndjek disa pista një nga të cilat është ajo e borxheve Kjo pistë nuk është pranuar nga familjarët e 43-vjeçarit, pasi pretendojnë se viktima nuk kishte borxhe. Madje i biri tha dje në një intervistë se një pjesë të tyre i kishte larë ai.

Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është dhe ajo e konflikteve për parcelat e kanabisit. Kjo pasi autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje, Ferdinand Rrushi, u zbulua nga policia se ishte kultivues i një parcele kanabisi. Ky i fundit pas shoqërimit në polici mohoi se kishte lidhje me krimin në fjalë. Shumë pranë vendit të ngjarjes, në Qafë Mollë të Dajtit, atje ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në një humnerë biznesmeni, u zbulua dhe një parcelë me kanabis.

Sipas rojes së kësaj parcele, i cili edhe punonte aty për rritjen e bimëve, personi që kishte mbjellë lëndën narkotike ishte Rrushi. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së plotë.

Ndërkaq sot, Policia e shtetit ka vënë në pranga edhe vëllain e autorit të vrasjes së biznesmenit, Pajtim Rrushi 42 vjeç, pasi akuzohet për bashkëpuntor në ngjarje, duke u akuzuar për “veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës”.

Deshmia në polici e djalit të viktimës, Saimir Hoxhës.

Unë jam djali i madh i Ruzhdi Hoxhës , paraqitem në komisariat për të denoncuar faktimin e largimit nga banesa të babit tim pasditen e 20.10.2021.

Nga banesa babai im ka dalë me E.T i cili erdhi e mori në shtëpi me mjetin e tij por nuk e di ku do të shkonin. Pasi babi nuk po vinte në banesë e kam telefonuar dhe telefoni më dilte i fikur. Që nga data 20 tetor as unë dhe as familja ime nuk kemi asnjë lloj kontakti se ku është, ku ka shkuar apo çfarë i ka ndodhur.

Në momentin që babai është larguar nga shtëpia me E.T të cilin e njoh më parë pasi është shok dhe mik i familjes sonë pasi ne atë e njohim të gjithë.

Pasi babi nuk po vinte ne banesë dhe ne kemi humbur kontaktet me t , sëbashku me E.T dhe vëllain tim e shumë të afërm, kemi kërkuar në hotele dhe vende që ai zakonisht i frekuenton, por na thanë që nuk e kishin parë. Në këto kushte jemi paraqitur në komisariatin e policisë. Ishim në merak për të pasi është e hera e parë që ndodh një gjë e tillë, se ai kur nuk vjen në shtëpi apo i del ndonjë punë , na njofton dhe na thotë se ku do të jetë.

Unë kam për të thënë që babi im ka pas bërë një jetë shumë të shthurur si person, pasi ka qenë përdorues i kokainës. Dilte çdo natë me shokët dhe ka pasur raste të vazhdueshme që kur pinte shume pije apo konsumonte lëndë narkotike, qëndronte duke fjetur nëpër hotel për dy ose 3 ditë , por të paktën na vinte në dijeni për vendndodhjen e tij.

Nisur nga fakti i fikjes së telefonit të tij si dhe mos njoftimit për vendndodhjen , dyshuam se ai mund të kishte ndonjë problem serioz . Babai im në dijeninë time nuk i ka pasur borxh njeriu, të gjitha borxhet që ka pasur më parë , ja kam paguar unë para 3 vitesh.

As konfliktet nuk ka pasur. Unë gjatë kësaj kohe kam takuar disa persona me të cilët babi im ka lidhje shoqërore, si E.B i cili më ka thënë se bashkë me E.T e kishin lënë babain me Fredi Rrushin.

Më pas unë kam marrë në telefon Fredi Rrushin dhe i kërkova takim për të pyetur se ku është babi, pasi Fredi ishte personi i fundit që e kishte takuar. Fredi më ka thënë se nuk jam në shtëpi por kam ikur tek puna në Martanesh, dhe më ka thënë në telefon se babin tënd e kam lënë në mesnatë te treshi, dhe do të vinte ta merrte një gocë, një shoqe e tij, kaq më ka thënë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *