Zbërthimi i mesazheve në ‘Sky-ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.
Report tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar një pjesë nga përgjimet, dhe konkretisht për aktivitetin e personit në kërkim Ervin Mata. Gjatë bisedimeve në Sky ECC, Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Gjatë bisedës Ervin Mata u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar sasia prej 240 kg kokainë, në aeroportin e Frankfurtit.
Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.
Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in. Me datë 29.09.2020, në orshtetasi Ervin Mata duke përdoru , komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.
Ata shkëmbejnë mesazhet: “…Ili un e shes me 35…
Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe ner heletik Pom!’- thuhet në pjesën nga dosja e siguruar nga Report Tv.
Në pranga nga operacioni i SPAK janë ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata dhe 4 të tjerë./shqiptarja.com