Mjekimi me metoda natyrale ndonjëherë janë më efektive sesa barnat.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga përfitimet që ju merrni përmes përdorimit të lakrës të bardhë lidhur me disa sëmundje shëndetësore.
Dhimbjet reumatike
Për të përdorur mjekimin popullor me lakër, fillimisht pastrojeni atë dhe vendoseni në vendin ku keni dhimbje dhe mbulojeni me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.
Nervi shiatik
Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend in ku ndjeni dhimbje.
Vena të zgjeruara
Vendosni për dy ditë resht fletët e lakrave në plagët ku keni venat e zgjeruara, që nga shputat e këmbëve e deri lart.
Djegie
Në rastet kur keni djegie në trup vendosni fletët e lakrës mbi vendin e djegur.
Bronkiti
Vendosni 4 fletë lakre mbi gjoks dhe shpinë dhe lërini aty gjithë natën.
Kjo do të lehtësojë dhimbjet e mëdha.