Nga dalja nga BBV, deri tek konfiskimi i pasurisë nga SPAK; Kejvina Kthella ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Modelja Kejvina Kthella reagoi për të parën herë pas gjithë pjesëmarrjes në Big Brother, ku mori edhe ndoshta mospëlqimin më të madh nga publiku. Me ironi , pasi u vu në qendër të mediave rozë, pas sherrit me këngëtarin Luiz Ejlli, ajo tha se të vetmëve që u kërkon falje janë fansat e Luizit.

Pas kësaj deklarate, modelja ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram”, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë kapitullin e bujës së madhe të sherrit live në emision.

Por, përtej jetës së mediave rozë, Kejvina duket se ka edhe disa çështje me drejtësinë. Gjykata e posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskime e pasurive të Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për te cilën bashkëpronare është Kejvina Kthjella. As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkeshortja e Redjan Rrajes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *