Nga deputet tek detyra si kryetar bashkie/ Kush ishte Pashko Ujka që u vra sot në derë të shtëpisë… A ishin pronat e Velipojës arsyeja?  

Ishte atentati i tretë që i bëhej, por këtë herë vrasësit duket se ishin përgatitur më mirë dhe kishin zgjedhur derën e banesës së tij për t’i dhënë goditjen finale pas shpine.

Pikërisht mu në derë të banesës dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ish-kryekomunari i Velipojës, Pashko Ujka, ka marrë disa plumba pas shpine, qitje e cila është kryer nga armë me silenciator, siç ka raportuar edhe policia e Shkodrës.

Por pas disa orësh përpjekjeje nga ana e mjekëve, Ujka nuk ka mundur që të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës.

Atentati i tretë ndaj tij mësohet se është organizuar vetëm disa metra pranë shtëpisë së tij, nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se Ujka kishte marrë një plumb pranë shtyllës kurrizore dhe ndodhej në gjendje kritike, e pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ia doli që t’i mbijetonte atentatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij.

Ndaj tij u hap zjarr nga një armë pistoletë me silenciator, sapo Ujka kishte dalë nga shtëpia e tij në lagjen “Vasil Shanto”.

Konfliktet e vjetra

Ujka ka qenë i kërcënuar edhe me herët, pasi në drejtim të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri, si dhe dy herë të tjera i është bërë atentat.

Në të kaluarën është folur për disa konflikte që Ujka im kishte krijuar kur ai ishte kryebashkiak i Velipojës dhe aty përflitej se ishte ngatërruar me disa çështje pronash private dhe lejesh ndërtimi.

Policia nuk ka ende një pistë konkrete hetimore, por dyshohet se shkak për ngjarjen është detyra që ka mbajtur Ujka, si ish-kryetar i Komunës së Velipojës.

Kërcënimet ndaj Pashk Ujkës kanë qenë të njohura për Policinë e Shkodrës. Kohë më parë u qëllua drejt banesës së tij me breshëri arme zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes duke humbur gjurmët.

Karriera politike

Pashko Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër.

Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.

Komuna Velipojë ka qenë surprizë në vitin 2011, ku koalicioni Aleanca për të Ardhmen ka fituar ndjeshëm. Pas numërimit të kutive të 11 qendrave të votimit që kishte kjo komunë, në përfundim të procesit, fitues u shpall Kandidati Pashko Ujka, përfaqësues i PDK-së si pjesë e koalicionit të së majtës. Arriti të siguronte 2018 vota, kundrejt rivalit, Nikollë Marku, përfaqësues i PD-së i cili arriti të marrë vetëm 1461 vota.

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.

Në vitin 2009, ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së që drejtohej nga Nikollë Lesi, i mbështetur nga PS-ja, duke qeverisur komunën përgjatë viteve 2011- 2015. Ndërkohë që në të njëjtën kohë ishte dhe në krye të ekipit sportiv “Ada”.

Pasuria

Pasuria e Pashko Ujka kur mbante detyrën e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës

(2013)

Nga paga si kryetar komune 700.000 lekë

Shpërblime dhe paga si anëtar i këshillit të Qarkut Shkodër 140.000 lekë

Paga nga paga e bashkëshortes 330.000 lekë

Të ardhura nga paga e djalit 72.000 lekë

Kontratë kapari për shlyerje të apartamentit 700.000 lekë( Shuma 8.242.000 lekë

Shlyerje kredie në x bankë 140.000 lekë ( Pa paguar) 5.500.000 lekë

Para të dhëna hua 3.000.000 lekë

Depozitë në para jashtë sistemit bankar 6.000.000 lekë

(2014)

Paga si kryetar komune 936.000 lekë

Paga si anëtar këshilli i Qarkut Shkodër 140.400 lekë

(Djali) Pronar dhe administrator i Shoqërisë Advantage Marketing Distributor 779.899 lekë

Pagesë kredie për blerje banese në BKT (Pa paguar) 5.328.740 lekë

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *