Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Bode është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumës. Ajo ka zëvendësuar në këtë post drejtues, Arben Zenelin i cili ka qenë drejtues i Traumës që në vitin 2017.
Kush është Edlira Bode?
Gjatë viteve 2017-2021, Bode ka mbajtur mandatin e Deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.
Ajo ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Bode ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit.
/Priza.al/