Nga dhuna në familje te aksidenti/ Në pranga 5 shtetas

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 38-vjeçar me inicialet K.K, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sakaq, shtetasi 34-vjeçar me inicialet K.K, është ndaluar nga blutë e Tiranës pasi për të ishte caktuar masa e sigurisë arrest në burg, pas ky i fundit akuzohet për fshehjen e të ardhurave.

Gjithashtu një 27-vjeçar është kapur teksa drejtonte automjetin në efektin e alkoolit. Ai ka përplasur dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale. Për këtë shkak shoferi i ri me iniciale E.C është vënë menjëherë në pranga.

Ndërsa 2 të tjerë, shtetasja S. P., 22 vjeçe dhe Sh. S., 53 vjeç u kapën duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *