Tiranë
Specialistët për Hetimim e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis;
– S. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;
– T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë 2 produkte, në një qendër tregtare;
– A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kryer veprime të turpshme, ka kanosur dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës, dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular, në një dyqan;
– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Specilalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Kombinat, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.