‘Nga dhuna në familje tek kanabisi’/ Policia aksion në Tiranë, në pranga 14 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, janë arrestuar 14 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se tre të rinj janë arrestuar pasi janë kapur me kanabis. Disa janë arrestuar për dhunë fizike në familje, ndërsa një 20-vjeçar është kapur me armë të ftohtë.

Po ashtu, një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi për motive të dobëta, ka goditur më thikë T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•A. P., 25 vjeç, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese nga Forca e Posaçme “Shqiponjat. Gjithashtu nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

•A. P., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

M. P., 24 vjeç, sepse tek IEVP në rrugën “Jordan Misja” është kapur nga shërbimet  e kontrollit të regjimit të brendshëm, duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

Xh. Xh., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

M. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë(dorezë metalike);

A. F., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. H., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë;

R. O., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme gjatë manovrës nga pas ka aksidentuar shtetasin Sh. B., 85 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. T., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës(thikë) shtetasin T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. E., 48 vjeç, pasi gjatë natës ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit E. Sh;

D. A., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

G. Z., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqerimin e shtetasit K. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka kanosuar me një mjet prerës shetasin M. A., 29 vjeç.

Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. T., 22 vjeç, sepse në Selitë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar ka gjuajtur me sende të forta, shtetasin M. T., 20 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *