Nga dhuna në familje tek ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohen 3 persona në Pogradec

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Burime për median bëjnë me dije se I.L., 51-vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë P. Ll., 31 vjeç, ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim P. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 21.10.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 51 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit A. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *