4 persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, një tjetër për dhunë në familje. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe dy të tjerë për veprën penale ‘Mashtrimi’ si dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu është zhdukur një 27-vjeçar nga banesa, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin P. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin në kërkim A. Ç., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me dy muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi J. P., 27 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.