Nga dita e nesërme leja e re për qarkullimin e automjeteve, ja çfarë duhet të dini

Leja e re e qarkullimit të automjeteve nuk do të ketë vulë kolaudmimi dhe afat skadence. Në dokumentin aktual nëse këto element mungojnë atëherë ai është i pavlefshëm.

Leja e re e qarkullimit do të unifikojë të dhënat me certefikatën e pronësisë së mjetit dhe do të eleminojë nevojën për pajisje me leje ndërkombëtare.

Ajo  përmban disa elementë të sigurisë dhe eleminon mundësinë e manipulimit të të dhënave.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor leja e re do të kushtojë 2100 lekë ose 40% më pak se e vjetra.

Drejtuesit e mjeteve që  kanë leje drejtimi të vlefshme nuk e kanë të detyrueshme pajisjen me lejen e re.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *