Nga ditëlindja e njëjtë te goli i vetëm, sa e fortë lidhja mes Asllanit e Interit

E tashmja ndonjëherë të jep sinjale për të ardhmen që rrallë i kupton. Shpesh shfaqen si rastësi, por në fund rezultojnë lojëra të fatit që tregojnë se të qenit i destinuar për diçka nuk mund ta zhbëjmë. Ngjyrat zikaltër ishin fati i Kristjan Asllanit, që në jetën e tij është kryqëzuar shumë herë me to.

asllani

DITËLINDJE TË NJËJTA

Vështirë të gjesh sot një lojtar që lidhet me skuadrën e tij me më shumë detaje sesa lidhet Kristjan Asllani me Interin, fundja ngjashmëria mes tyre nis që nga lindja. 9 marsi është ditëlindja e të dyja palëve, me klubin zikaltër të themeluar në këtë datë të vitit të largët 1908 dhe me Kristjanin që vinte në jetë 20 vite më parë në Elbasan. “Fati” shkruante faqja zyrtare e klubit poshtë evidentimit të këtyre të dhënave, të shoqëruara me fotot e para të mesfushorit si lojtar i Interit.

546456

Ai që sot është zëvendëspresidenti i Interit njihet nga të gjithë si legjendë e mbrojtjes dhe e klubit dhe pa dyshim një idhull për këdo që e ka parë të luajë. I tillë ishte edhe për Kristjanin, djaloshin e moshave të Empolit, që ndërsa shikonte skuadrën e parë të përballej me zikaltrit, nuk la t’i shpëtonte mundësia për të shkrepur një fotografi me argjentinasin. I njëjti mentalitet, ashtu si nuk la t’i shpëtonte mundësia që Aurelio Andreacoli i dha për të luajtur me skuadrën e parë të toskanëve sezonin që lamë pas.

GOLI NDAJ ZIKALTËRVE

asllani

E kur flasim për sezonin që lamë pas ishte atëherë kur Asllani mori vëmendjen e të gjithëve, pasi debutoi në kampionat në shtator duke e fituar vendin e tij të titullarit në fazën e dytë. Duhet thënë se e gjitha nga ajo ndeshje në Kupën e Italisë ndaj zikaltërve, ku edhe pse Empoli u eliminua, 20-vjeçari bëri një paraqitje fantastike, në një nga ndeshjet e para të plota që luante. Që atëherë, i padiskutueshëm në mesfushë, gjithmonë në rolin e tij natyral pa spikatur për gola. Për të vetmin gol të tij priti një ndeshje speciale, atë ndaj Interit më 6 maj në “San Siro” që vetëm kurorëzoi sezonin e tij dhe shtoi edhe më shumë dëshirën e zikaltërve për ta pasur në skuadër.

FIRMA SI TITULLI

86867878

Dëshira e Interit dhe Asllanit për ta përshkuar bashkë rrugën drejt sukseseve u finalizua pikërisht ditën e djeshme, më 30 qershor, një datë që për mesfushorin ishte tashmë një festë. Një vit më parë, në të njëjtën datë, Asllani shpallej kampion Italie me ekipin e të rinjve të Empolit, në një finale përballë Atalantës të fituar me shifrat 5-3, ku elbasanasi shënoi golin e parë. 30 qershori me sa duket është dita e sukseseve për Asllanin, sytë e të cilit do të drejtohen tani në të tjerë objektiva.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *