Disa ndryshime të reja kanë përfshirë sot edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Ish-drejtori i doganave Arlind Gjokutaj, emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Arlind Gjokutaj zëvendëson Oltion Muzakën, i cili ishte emëruar një vit më parë si Sekretar i Përgjithshëm.
Më herët, Gjokutaj ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit.
Po ashtu, vite më parë, ai ka qenë edhe tek Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, megjithatë nuk dihet ende shkaku i lëvizjes më të fundit.
/Priza.al/