Nga droga, dhuna tek dosja Xhisiela Maloku, kush është Ramazan Rraja? Ja ‘bëmat’ e nipit të deputetit

3 personat që u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës për ngjarjen e rëndë të ndodhur më shumë se 2 javë më parë, kur hynë në një lokal me qetësi, të maskuar dhe të armatosur gjer në dhëmbë, me shumë mundësi për të vrarë dikë, janë emra të njohur të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri por edhe në Evropë.

I pari është më i njohur nga të gjithë, Ramazan Rraja. Ai u arrestua në dhjetor 2020 nga një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e bandës së kokainës, si drejtues i një grupi trafikantësh.  Në muajin gusht të 2020, Ramazan Rraja u shfaq në një video duke goditur në mënyrë shtazarake një vajzë pranë ambienteve të QSUT.

Por kush është Ramazan Rraja?

Ramazan Rraja dhe dosja Xhisiela Maloku

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku. Dosja Xhisiela u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj. Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.

Ramazan Rraja dhe droga

Vitn e kalur u finalizu një operacion ndërkombëtar antidroge mes Shqipërisë dhe Belgjikës, që çoi në pranga 6 shqiptarë dhe 2 të huaj. Ky konsiderohet si një nga grupet më të fuqishme të shqiptarëve që trafikonin kokainë nga Amerika latine në Evropë. Operacioni është zhvilluar prej datës 15 deri më 21 dhjetor. Të arrestuarit ne Belgjikë ishin Musa Gjikola, Genti Balliu i njohur ndryshe edhe si Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xhecuka.

Sipas policisë, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro. Ky grup kriminal ngarkonte drogën në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine drejt Holandes, Belgjikes dhe Gjermanise. Ata vendosnin paisje gjurmuese dhe kur malli mbërrinte në europë, ata organizonin sulme të armatosura duke grabitur drogën.Ndërkohë, prokuroria antikorrupsion ka nisur edhe një hetim për pasurinë e shqiptarëve të arrestuar, pasi dyshohet se këto para janë pastruar në Shqipëri.Hetimet fillestare ndaj kësaj organizate kriminale nisën dy vjet më parë, kur agjentët antidrogë sekuestruan rreth një ton kokainë gjatë operacionit të koduar me emrin “Paraguaj”.

Ramazan Rraja u lirua nga burgu nw maj tw 2021 me vendim të gjykatës belge.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *