Nga e hëna nisin sërish ditët e hapura të vaksinimit në të gjithë vendin ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë apel për të përfituar.
Neglizhenca për tu vaksinuar është parë nga mjekët si një bindje e qytetarëve se coronavirus ka kaluar.
Çdo i ri mbi 18 vjeç nga e hëna mund të përfitojë për të marrë vaksinën kundër covid- 19 ndërkohë që kontigjenti i vaksinave është i mjaftueshëm.
Udhëtimet janë një tjetër shtysë për tu vaksinuar, por politikat e shteteve kanë zhgënjyer qytetarët ku pavarësisht nëse je vaksinuar kërkohet edhe tamponi.
/Marrë nga Top Chanel/