Edi Paloka në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar, ishte ai që e hapi zyrtarisht mbledhjen, ku sot do të zgjidhen anëtarët e rinj të kryesisë së partisë.
Gjatë fjalimit së tij Paloka e nisi me një urim për rikthimin e Berishës.
“Urime për zotin Berisha, i cili u rikthye në PD pas një periudhe të vertë intensive, duke nisur që nga foltorja e parë ku filloi kjo lëvizje që na silli sot këtu. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale të energjive të çliruara nga PD, si radhë herë në këto vitet e fundit, mes vështirësive që si kishim imagjinuar. Por mesa duket që nga diçka e keqe të nis dhe të dalë diçka e bukur dhe e mirë. Në fare pak muaj të gjithë bashkërisht, PD është angazhuar në disa aktivitete.
Kemi pasur një referendum të PD, patëm një palë zgjedhje lokale që rezultuan do të thoja determinuese, jo vetëm për PD, dhe jetën tonë të brendshme, por iu tregua shqiptarëve se kjo parti edhe në këto kushte, jo vetëm mund të fitojë, por mund t’ju japë shpresë edhe atyre që i kishin humbur shpresat. E kam fjalën për fitoren që arritëm në Shkodër.”, tha ai.